ASHNA gjatë vitit 2018 thyen rekord të operimeve komerciale
Gjatë vitit 2018, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror janë realizuar gjithsejtë 16,750 Operime Komerciale.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ku në bazë të statistikave të numrit të operimeve për këtë periudhë në të cilën janë realizuar gjithsejtë 14,965 operime, vërehet një rritje e numrit të operimeve me rreth 12% apo 1,785 operime më shumë.
Ndërkaq operime në total, duke përfshirë Operimet Komerciale, Operimet Ushtarake dhe VFR, gjatë vitit 2018 janë realizuar gjithsejtë 21,026 operime, ku në krahasim me vitin 2017 që janë realizuar në total 20,060, vërehet një rritje prej rreth 5%.
Nga ana tjetër, vetëm gjatë muajit dhjetor të këtij viti, janë realizuar gjithsejtë 1387 operime apo rreth 13 % më shumë se periudhën e njëjtë te vitit 2017, në të cilin janë realizuar 1230 Operime Komerciale thuhet në njoftimin e ASHNA-s.