Ashpërsohet gara për Ismajlin, një klub i Serie A “bezdis” Napolin për mbrojtësin kuqezi

30 dhjetor 2024 | 16:30

Ardjan Ismajli po zhvillon një sezon mjaft pozitiv te Empoli, teksa ka rënë në sy me paraqitjet e tij.

Këtë periudhë është përfolur për një interesim të Napolit, klub që dëshiron të firmosë më mbrojtësin shqiptar që në merkaton e janarit.

Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Napoletanët duket se nuk do jenë të vetëm në garë për shërbimet e Ismajlit, pasi në skenë ka dalë edhe Lazio. Lacialët kanë probleme në prapavijë dhe afrimi i 28-vjeçarit shihet si përforcimi i duhur në këtë repart.

Napoli duhet të nxitojë, në mënyrë që të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, për të mos lënë hapësirë për surpriza.

Vlen të theksojmë se lojtari i kombëtares shqiptare që në disa nga takimet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit, ka një kontratë me Empolin që do të skadojë në muajin qershor. Ismajli, numëron mbi 70 ndeshje me Empolin, shkruan Ballkanweb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka kërkuar…