Ashpërsohet gjuha: ShBA-ja paralajmëron “pasoja për Kremlinin”, kjo është përgjigja e vrazhdë e Rusisë
Telefonata midis presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin duket se nuk ka prodhuar stabilitet sa i përket situatës në Ukrainë.
Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka paralajmëruar se ShBA-ja do të vendosë sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse ajo pushton Ukrainën.
Një paralajmërim i tillë erdhi të dielën pas telefonatës të së shtunës midis Biden dhe Putin që përfundoi pa ndonjë përparim në evitimin e krizës.
Shtëpia e Bardhë këmbëngul se Moska përballet me “kosto të shpejta dhe të rënda”, nëse e shtyn përpara agresionin, ndërsa Kremlini e ka quajtur “histeri” të ShBA-së, deklarimin se Rusia e ka në plan pushtimin e Ukrainës.
Ndërkohë, diplomati rus Viktor Tatarinstev ka thënë se nuk shqetësohen për sanksione.
“Moska nuk shqetësohet për sanksionet e perëndimit”.
“Më falni për gjuhën time, por ne nuk kundërshtojmë të gjitha sanksionet e tyre. Ne kemi pasur tashmë kaq shumë sanksione dhe në këtë kuptim ato kanë pasur një efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë”, ka thënë ai.
“Sanksionet e reja nuk janë pozitive, por jo aq të këqija sa e thotë Perëndimi”, ka thënë ai.
Mbetet të shihet epilogu i krizës së krijuar në Ukrainë pas pretendimeve të Rusisë për pushtim të territorit.