Ashton sot viziton Kosovën

15 shtator 2023 | 08:29

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, sot do ta vizitojë Kosovën.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

RTKlive merr vesh se Ashtoni do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Grupi për Ballkan sot do ta presë baroneshën Catherine Ashton dhe ambasadorin Philip Reeker për diskutime në panelin e organizuar për të ardhmen e dialogut.

“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”, njofton Grupi për Ballkan.

Ashtoni nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë – Serbi.

Reeker ka qenë ambasador i ShBA-së në Maqedoni dhe ka mbajtur disa pozita të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë…