Asia Argento mohon akuzat për sulm seksual
23 gusht 2018
| 11:07
Aktorja italiane Asia Argento, udhëheqëse e lëvizjes “MeToo”, ka mohuar fuqishëm akuzat për sulm seksual.
Në dokumentet ligjore të publikuara nga “New York Times”, pretendohet se ajo kishte paguar Jimmy Bennett 380 mijë dollarë pasi ky i fundit e kishte akuzuar se aktorja e ngacmoi seksualisht kur ishte 17 vjeç.
Në një deklaratë Argento ka mohuar tërë përmbajtjen e artikullit të “New York Times”. “Kurrë nuk kam pasur lidhje seksuale me Bennettin”, ka thënë ajo. Sipas dokumenteve, ngjarja besohet të ketë ndodhur në vitin 2013 në një dhomë hoteli në Kalifornia.