Asim Gashi: Dalësh faqebardhë gjeneral Rexhep Selimi
10 nëntor 2019
| 19:47
Këngëtari Asim Gashi, ka reaguar pas ftesës që ka pranuar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.
Gashi ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.
“UÇK-në po mundohen ta zhbejnë, por lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe do të dalë pastër!Gjithëherë në përkrahje për çlirimtarët. Dalësh faqebardhë gjeneral Rexhep Selimi. E kush i gëzohet këtyre ftesave për çlirimtarët janë UDB. Fuck you”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.