Asistentja në Parlamentin Evropian: Kosovës do t’i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE

13 nëntor 2023 | 16:28

Asistentja në Parlamentin Evropian (PE), Federica Woelk, ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).

Në tabelën e publikuar nga ajo është vlerësuar së Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.

“Nëse do të isha një nga ato vende, nuk do të kisha besim se diçka do të ndryshojë ndonjëherë. Dhe Serbisë i duhen më shumë se 40 vjet.”, ka shkruar ajo në “X”.

Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.

https://twitter.com/federicawoelk/status/1723992171777331491?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1723992171777331491%7Ctwgr%5E242d920a6edafbd58238f247af65fd4053d87bdc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fasistentja-ne-parlamentin-evropian-kosoves-do-ti-duhen-62-vjet-per-tu-anetaresuar-ne-be%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka publikuar në uebfaqe raportet…