ASK-ja: Çmimet e importit u ngritën për 2.1 për qind

05 dhjetor 2019 | 14:23

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për periudhën tremujore TM3 2019. Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.9 për qind) në TM3 2019, krahasuar me TM2 2019.

“Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (-10.1 për qind); prodhimet minerale (-4.0 për qind); tekstili dhe artikujt e tij (-3.4 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2.0 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-2.0 për qind); mjetet e transportit (-0.9 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-0.7 për qind); druri dhe artikujt e tij (-0.3 për qind); prodhimet e industrive kimike (-0.3 për qind); vajrat ushqyese (-0.3 për qind); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.2 për qind); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (-0.2 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (2.9 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (0.5 për qind); këpucët (0.4 për qind); dhe artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (0.1 për qind).

“Ndërkaq, krahasuar me TM2 2018 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.1 për qind. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet bimore (22.4 për qind); shtazët e gjalla dhe prodhimet e tyre (11.5 për qind); lëkura dhe artikujt e saj (11.1 për qind); prodhimet minerale (8.3 për qind); artikujt e ndryshëm të prodhuar (6.7 për qind); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit (1.6 për qind); këpucët (1.1 për qind); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.0 për qind); letrat dhe artikujt e saj (0.5 për qind); prodhimet e industrive kimike (0.4 për qind); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0.2 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (-16.4 për qind); tekstili dhe artikujt e tij (-12.4 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-2.4 për qind); vajrat ushqyese (-1.8 për qind);  artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0.1 për qind); dhe druri dhe artikujt e tij (-0.1 për qind).

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sistemi imunitar i njeriut ka nevojë për të gjithë mbështetjen…