ASK: Investimet e ndërmarrjeve gjatë vitit 2020 më së shumti në ndërtim

19 nëntor 2021 | 20:14

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhëna për statistikat e investimeve në ndërmarrje për vitin 2020, ku sipas rezultateve del se investimet në ndërtim (ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore) zënë peshën kryesore me 77.25% të investimeve, në kuadrin e investimeve totale të ndërmarrjeve të përfshira në anketë.

ASK-ja ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në ndërmarrje në territorin e Republikës së Kosovës. Kryesisht anketa është zhvilluar në ndërmarrjet qe kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 50 mije Euro.

ASK-ja nëpërmjet një komunikate thotë se ka zhvilluar anketën për statistikat e investimeve në ndërmarrje në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas AKS-së, kryesisht anketa është zhvilluar në ndërmarrjet që kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 50 mije euro.

“Sipas rezultateve, investimet në ndërtim (ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore) zënë peshën kryesore me 77.25% të investimeve, në kuadrin e investimeve totale të ndërmarrjeve të përfshira në anketë. Investimet e tjera, që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në: makineri dhe pajisje me 18.19%; investimet me një peshë më të vogël janë në produktet e pronësisë intelektuale 0.89%; në investimet biologjike të kultivuara dhe serat në bujqësi me 0.3%; si dhe investimet në asete të prekshme (jo të prodhuara) me 3.35%. Sipas madhësisë se ndërmarrjeve: 15.65% e investimeve janë realizuar nga ndërmarrjet mikro (1-9 punëtorë); 35.83% në ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë); 40.98% në ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë); dhe 7.54% në ndërmarrjet e mëdha (250 e mbi punëtorë). Sipas rezultateve, ndërmarrjet në: Rajonin e Mitrovicës kanë rezultuar me përqindjen më të lartë të investimeve (27.25%); Rajonin e Prishtinës (25.77%); Rajonin e Prizrenit (25.62%); Rajonin i Ferizajt (8.71%); Rajonin e Gjakovës (6.28%); Rajonin e Pejës (5.29%) dhe Rajonin e Gjilanit (1.08%). Sipas burimit të fondeve për investime, rezultatet tregojnë se: 57.38% të vlerës së investimeve ndërmarrjet i kane realizuar nga fondet e veta; 22.27% nga kreditë bankare vendore; 11.40% nga kreditoret e huaj; 2.64 % nga bashkë-investitorët vendorë; dhe 1.88% nga bashkë-investitorët e jashtëm”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i…