ASK-ja: 13 180 persona të punësuar në sektorin e shëndetësisë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2018.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë, shkallës së arsimimit të tyre, të dhëna për personat e licencuar për t’i kryer aktivitetet shëndetësore në institucionet shtetërore ose private në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ky publikim ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, institucionet private të licencuara,shërbimet paraklinike, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse, etj.
“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2018, ishte 13180 persona, prej tyre 3486 persona ishin mjekë specialistë; 8226 infermierë dhe 1468 staf jo-mjekësor. Numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 13215001 shërbime, prej tyre: në mjekësi familjare ishin 4136388vizita;nëstomatologji ishin 683133 vizita;nëlaboratore ishin 2665980shërbime; si dhe në intervenime dhe shërbime të veçanta ishin 4582422 sosh”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas këtij raporti, në spitalet e përgjithshme kishte 381 340 ditë shërimi me 84222 pacientë të shtrirë, ku 18376 pecientë ishin operuar.
“Po ashtu, janë realizuar 825 381 vizita ambulantore, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer 1571836. Gjatë vitit 2018, në Qendrën Klinike Universitare kanë qenë 465488 ditë shërimi me 78791 pacientë të shtrirë, ku 22715 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 352377 vizita diagnostike për pacientë; 515033 vizita ambulantore; 2930787 shërbime laboratorike dhe 551036 shërbime të veçanta. Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) janë realizuar 330522 shërbime stomatologjike në total, prej tyre rreth 51829 vizita kontrolluese; 81757 shërbime për pacientë jashtë Prishtinës, etj”, është thënë në raport, duke u shtuar se numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2018, ishte 2475 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 392 raste, ose shprehur në përqindje 15.9%.
“Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2018, në të gjitha spitalet publike të Kosoves, ishte 124446 raste.Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 352380. Numri i të prekurve me TBC kishte 702 raste, prej tyre 338 ishin femra dhe 364 meshkuj. Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%. Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ka 19241 punonjës shëndetësorë të licencuar,prej tyre 13 441 janë femra dhe 5800 janë meshkuj”, është thënë në raportin e ASK-së.
Sipas këtij raporti, numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1592, prej tyre 27 spitale dhe 1565 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj. “Nga gjithsej 1592 institucione private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 418, ose 26.25%, e numrit të përgjithshëm të institucioneve të licencuara private”, ëshët thënë në raportin e ASK-së.
/Epoka e re/