ASK-ja del me shifra për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor për muajin mars
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin mars 2023 me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor, dhe Telekomunikimin.
Në muajin mars 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 722 ose (12.1 për qind) më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 221 282 ose 13.7 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 6 352 ose 7.4 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte 0.
Numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 243 ose 10.3 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 134 330 ose 0.4 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.