ASK-ja: Mbi 26 mijë familje kanë përfituar ndihma sociale

03 prill 2018 | 15:16

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka prezantuar të martën publikimin me titull: “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2017.

ASK-ja ka njoftuar e ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazike të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të “Trepçës”, skemën e pensioneve për TMK-në, të FSK-së, skemën e kompensimeve  për personat e verbër, etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 117 familje me gjithsej 106 628 anëtarë. Kurse, nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2 761 familje”, është thënë në publikimin  e ASK-së.

Sipas këtij publikimi, nga skemat pensionale janë: 122 mijë e  716 përfitues me pensione bazike të moshës; 43 mijë 300 përfitues me pensione kontributpaguese të moshës; 19 mijë e 481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara; 12 mijë e 472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36 mijë e 32 përfitues me pensione për veteranët e luftës; 3 mijë e 232 përfitues me pensione të “Trepçës”; 1 mijë e 1 përfitues me pensione të TMK-së; 288 përfitues me pensione për FSK-në dhe 2 mijë e 1 përfitues me kompensime për personat e verbër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…