ASK-ja: Më pak thëngjill është prodhuar në shtator të vitit 2023 sesa në shtatorin e vitit të kaluar
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2023 me të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Gjatë muajit shtator të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 459.78 GWh, kurse
konsumi i energjisë elektrike ishte 359.99 GWh ose 14.3 për qind më i madh, krahasuar me muajin e
njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2022).
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 10.9 për qind.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.02 mijë ton ose 28,6 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit
paraprak.
Pasqyra e prodhimit, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në shtator 2023 me shtator 2022.