ASK-ja: Procesi i regjistrimit po shkon siç është planifikuar

08 prill 2024 | 10:36

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencë për media lidhur me procesin e javës së parë të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

U.d Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati tha se procesi po shkon ashtu siç është planifikuar, njofton Klankosova.tv

“Gjatë këtyre ditëve në terren kemi angazhuar regjistrues e mbikëqyrës dhe procesi është duke shkuar sipas planifikimit. Gjatë këtyre ditëve regjistruesit kanë pasur disa aktivitete, intervista. Aktualisht kemi 98% të mbikëqyrësve janë aktive, derisa 90% e regjistruesve që kemi paraparë janë aktiv në teren”, tha ai.

Kastrati shtoi se të gjitha komunitetet po marrin pjesë në regjistrim, por kanë disa sfida nga komuniteti serb.

“Kemi sfida nga komuniteti serbë por jo në të gjithë Kosovën, presim që këto ditë edhe ato sfida të kalohen. Dje ishim në pjesën veriore me disa kolegë, ditëve në vijim edhe ata do të angazhohen në regjistrim”, shtoi ai.

Regjistrimi i Popullsisë kryhet çdo 10 vjet dhe në të regjistrohen të gjithë qytetarët e vendit.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë.

Derisa, procesi i regjistrimit të këtij viti ka filluar me 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë në Prishtinë, të…