ASK-ja: Qeveria ka shpenzuar 461.0 milionë euro për tre muaj
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM2 2018).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM22018 ishte 461.0 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73 për qind të totalit të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM2 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (34 për qind), kontributet sociale dhe përfitimet (26 për qind), formimi i kapitalit bruto (22 për qind), dhe konsumi i ndërmjetëm (11 pëtr qind). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
/Epoka e re/