ASK-ja: Shënon rritje tregtia me pakicë e mallrave kulturore

20 mars 2019 | 15:26

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin  “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë”, për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2018.

Në bazë të dhënave të publikuara vërehet së në tremujorin e katërt (TM4), 2018, krahasuar me TM3 2018, kishte rritje te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 15.3 për qind; Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 4.6 për qind; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 2.1 për qind; Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 1.6 për qind; dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 0.2 për qind.

“Derisa gjatë këtij tremujori pati rënie te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-9. për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-3.1 për qind); dhe Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (-1.0 për qind). Në TM4 2018 kishte rritje, krahasuar me TM4 2017, te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (40.3 për qind); Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (39.2 për qind); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (27.2 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (25.9 për qind); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (19 për qind); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (14.5 për qind)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, rënie ka shënuar: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-11.5 për qind); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (-10.6 për qind).

/Epoka  e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata në Hagë ka kundërshtuar apelin e ish-liderit të serbëve…