ASK-ja: Shpallja e rezultateve të regjistrimit të popullsisë do të bëhet më 12 korrik
11 qershor 2024
| 16:50
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka caktuar datën e publikimit për rezultatet e procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili është realizuar nga 5 prill deri më 24 maj të 2024.
Në njoftim për medie, ASK-ja ka njoftuar se konferenca për shpalljen e rezultateve të regjistrimit të dytë të popullsisë që nga viti 2011 (ReKos2024) do të bëhet me më 12 korrik të këtij viti.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në Regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediat për korrektësinë dhe raportimin e drejt gjatë gjithë procesit.