ASK: Ka rritje të tregtisë me pakicë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar“Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2020.
Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.
Sipas ASK-së, në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (32.6 për qind); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (14.6 për qind);dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (10.6 për qind).
“Derisa, gjatë këtij tremujori, kanë shënua rënie: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (9.1 për qind); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (7.1 për qind); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (6.5 për qind); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.7 për qind); dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane jo të specializuara (0.7 për qind”)”, thuhet në raportin e ASK-së.
(A.M / Epoka e re)