ASK: Rriten çmimet e importit në Kosovë
Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë pësoi ngritje për 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Krahasuar me TM2 2021 çmimet e importit pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 %.Çmimet e importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 4.6 % në TM2 2022 krahasuar me TM1 2022. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale (16.2 %), vajrat ushqyese (13.6 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (7.7 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (6.8 %), druri dhe artikujt e tij (4.2 %), produktet bimore (3.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (2.7 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (2.6 %), këpucët (2.4 %), produktet e industrive kimike (1.6 %), letrat dhe artikujt e saj (1.3 %), mjetet e transportit (1.2 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (0.9 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (0.8 %) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.3 %)
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te lëkura dhe artikujt e saj (-3.1 %) dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinave, muzikorë dhe mekanizmat e orës (-0.6 %).Çmimet e Importit në Kosovë pësuan ngritje në një mesatare prej 23.3 % në mes TM2 2022 dhe TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (46.3 %), metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (46.2 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (34.6 %), druri dhe artikujt e tij (27.7 %), vajrat ushqyese (21.3 %), produktet bimore (16.0 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (10.2 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (9.4 %), mjetet e transportit (8.6 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (7.0 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (6.7 %), instrumentet optike, fotografik, matës, madicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (5.8 %), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (5.4 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.1 %), produktet e industrive kimike (2.7 %) dhe këpucët (0.6 %).
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve lëkura dhe artikujt e saj (-5.9 %) dhe te letrat dhe artikujt e saj (-0.1 %)”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.