ASK: Rritet kostoja e ndërtimit

12 mars 2021 | 14:43

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2020.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1.1% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet ( 2.2%); energjia (1.6%); makineritë (0.6%) etj..

“Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Referuar këtij raporti, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. “Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%).   Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-7.1%), pagat  (-2.5%); dhe kostot e tjera (-0.7%)”, është thënë në raport.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e…