Askident me fatalitet në Ponoshec të Gjakovës, vdesin dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në fshatin Ponoshec të Gjakovës.
Sipas burimeve të “Epokës së re”, njëri nga të vdekurit është nga fshati Letaj i Shqipërisë, ndërsa tjetri është nga Bërkoci i Gjakovës.
Rastin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Gjurkaj ka bërë me dije se përpos të vdekurve ka edhe të lënduar rëndë.
Personi i tretë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe jeta e tij është në rrezik, ndërsa vozitësi ka lëndime më të lehta trupore.
“Me 18.01.21, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodh aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjeter duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka prsuar lëndime të lehta trupore. Ne vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit te ngjarrjes”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj.