Askush e as ministrja nuk duhet të ketë informata për hetime pos nëse e ka bërë vetë kallëzimin penal

19 nëntor 2021 | 19:00

Yll Zekaj nga Instituti për Drejtësi i Kosovës i ka quajtur denigruese sjelljet e deputetëve dhe ministres kur fyhen në Kuvend ashtu si ndodhi sot e nuk merren me punët për të cilat janë votuar nga qytetarët e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Zekaj iu referua përplases së sotme me akuza e kundërakuza midis ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, dhe deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodrës.

“Është denigruese për qytetarët e Republikës së Kosovës për votën e tyre drejtuar këtyre deputetëve, këtyre ministrave, për të bërë një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, për të aprovuar legjislacion e jo për t’u fyer dhe për t’u ofenduar në baza personale me njëri-tjetrin”, ka thënë Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ka qenë një sekret publik që ka pasë edhe intervenime në provimet e jurisprudencës edhe në provimet e noterisë dhe në provimet tjera profesionale që janë organizuar nga ana e shtetit por nuk kemi pasur prova përndryshe do t’i krijonim  drejtpërdrejt në formë të kallëzimit penal drejtpërdrejt në Policinë e Kosovës.

“Dhe shpresoj që ministrja Haxhiu të ketë prova për këtë çështje të cilën sot e deklaroi dhe që e shpresojmë që e njëjta i ka dërguar këto prova në  prokurorinë dhe në policinë Republikën e Kosovës për arsye se e njëjta deklaroi se edhe janë duke u bërë disa hetime në lidhje me provimet e jurisprudencës të cilat janë marrë në atë formë.

Mirëpo Zekaj tha se askush, madje as ministrat nuk është dashur të kenë informacione mbi hetimet deri në ngritjen e aktakuzës, pos nëse ata persona vetë e kanë bërë një kallëzim penal.

“Përndryshe, fazat e hetimeve nuk janë publike dhe deri në ngritjen e një aktakuze nuk mundet asnjë ministër e as dikush tjetër të paktën nuk është dashur të ketë informata për zhvillime të hetimeve për çështje të caktuara nëse nuk është vetë ai person që e ka deleguar apo që e ka bërë një kallëzim penal dhe i cili është intervistuar nga Policia e Kosovës për të pajisur këto organe me prova që të zhvillojë një hetim dhe në fund të dalë me aktakuzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të…