Askush mos t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese
15 maj 2020
| 11:24
Presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke mbajtur konferencë për media te Presidenca, tha se askush s’duhet t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese përderisa ky institucion po e trajton çështjen e mandatimit të Avdullah Hotit kandidat për kryeministër.
Po ashtu, Thaçi njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretimin e tij për kandidatin për kryeministër. “Theksoj sot, se qenësore për demokracinë në Kosovë është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur, pa presione nga cilado palë, qoftë nga politika, shoqëria civile apo bashkësia ndërkombëtare. Askush nuk mund t’i bllokojë institucionet e vendit”, tha Thaçi, konferenca e të cilit ende është duke vazhduar.
(B. D.: ‘Epoka e re’)