Askush nga KQZ-ja nuk na ka thirrur për të verifikuar saktësinë e aplikimeve për votim

01 shkurt 2021 | 13:16

Veprimtari Bardhyl Mahmuti i cili jeton në Zvicër është shprehur i pakënaqur me mënyrën e verifikimit të saktësisë së aplikimeve (nëpërmjet telefonit) nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë aplikuar për votim për zgjedhjet e 14 shkurtit në afatin e paraparë dhe kanë respektuar vendimet e KQZ-së.

Pavarësisht kësaj, Bardhyl Mahmuti thotë se ende askush nuk e ka thirrur në telefon për të verifikuar saktësinë e aplikimeve të tyre. “Përkundër asaj se në aplikimin tim kam sqaruar se për verifikim mund të më thirrin në numrin e telefonit kur të dëshirojnë nga ora 07:00-23:00, ende askush nuk na ka thirrur në telefon për të verifikuar saktësinë e aplikimeve tona”, ka shkruar Bardhyl Mahmuti.

Postimi i plotë i tij:

APEL MEDIAVE PËR SENSIBILIZIM

Siç njofton KQZ, votimi nëpërmjet postës fillon nesër, më 2 shkurt 2021.
Përkundër vërejtjeve që kam pasur rreth mënyrës së verifikimit të saktësisë së aplikimeve (nëpërmjet telefonit) unë dhe bashkëshortja ime kemi aplikuar në afatin e paraparë dhe kemi respektuar vendimet e KQZ-së.
Përkundër asaj se në aplikimin tim kam sqaruar se për verifikim mund të më thirrin në numrin e telefonit kur të dëshirojnë nga ora 07:00-23:00, ende askush nuk na ka thirrur në telefon për të verifikuar saktësinë e aplikimeve tona.
Meqenëse kanë mbetur disa orë përpara se të publikohet lista e atyre të cilëve u është aprovuar aplikacioni për të votuar, më kanë lindur dyshime të mëdha lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së votuesve nga diaspora.
Kërkoj nga mediat që të sensibilizojnë opinionin publik rreth kësaj çështjeje, përpara se të bëhet vonë dhe të na nxjerrin para aktit të kryer me lista të përzgjedhura

May be an image of text that says 'WiFi Calling 11:31 Envoyés 75% BM Bardhyl Mahmuti À ovpp et de plus... 20.01.21 Aucun objet Pershëndetje, Të bashkëngjitur keni kopje të formularit për regjistrim për votim permes postes dhe kopje të pasaportës valiude të Kosoves. Për verifikim mund të më telefononi kur të deshironi nga ora 07:00-23:00. Numri i telefonit 0041787089449 Me respekt Bardhyli Mahmuti KOSOVES Emeiptadt REAnR BARDHOO eh 22 1960'

May be an image of text that says 'WiFi Calling 11:30 < 75% 4 messages ovpp À: Bardhyl Mahmuti> 20.01.21 Automatic reply: I/E nderuar, Komisioni Qendror Zgjedhjeve ka pranuar aplikacionin tuaj per regjistrim votues jashte Republikës sẽ Kosoves. Komision Qendror Zgjedhjeve do ju njoftoj me kohë për statusin tuaj të aplikimit per regjistrim. Me respekt, Komisioni Qendror Zgjedhjeve Republika e Kosovës Plus BM Bardhyl Mahmuti 20.01.21 À ovpp <ovpp@kqz-ks.org>; vjk.k... c'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mbrëmë në Kleçkë ka…