Askush nuk i ka thënë Pacollit se do të shkojë në karantinë

05 maj 2020 | 00:26

Shefi i grupit parlamentar të LV-së, Rexhep Selimi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se askush nuk guxon t’ia ndalojë kthimin një deputeti në Kosovë.

“Askush nuk i ka thënë Pacollit se do të shkojë në karantinë”, ka thënë Selimi.

“Askush nuk i ka thënë se do të arrestohet. Nuk ekziston asnjë shkresë zyrtare që ia ka ndaluar Pacollit të kthehet. U pa në opinion sikur Pacollit nuk po i lejohet kthimi. Për sqarim nuk është e vërtetë se dikush e ka ndaluar apo e ka detyruar të shkojë në karantinë publike”, ka shtuar ai.

“Pse shkoi ai në karantinë në shtëpi e jo në karantinë publike. Është një trillim. Ndoshta Pacolli i besoi dikujt për këtë. Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka asnjë email nga ai. Kur e kam parë një postim që nuk ma lejoi Vitia apo Sveçla kështu diçka, nuk kishte asnjë email në institucione apo ndonjë komunikim tjetër”, ka thënë Selimi.

Selimi ka folur edhe për paralajmërimin e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme se Pacolli do të arrestohet.

“Atë ditë ai po pritej nga stafi i tij në aeroport. Deklarimi i Sveçlës se do të arrestohej ishte vetëm nëse ai do të ishte futur ilegalisht nga një shtet tjetër”, ka shtuar Selimi.

(M. Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Gjermani, pasi ish-futbollisti…