Askush nuk ka të drejtë të na tregojë se si dhe sa duhet ta duam vendin tonë. As ju kryeministër!?

30 nëntor 2024 | 01:38

Shkruan: Ismet Kryeziu

Në një konferencë të jashtëzakonshme, në mesnatë, si kjo sonte, askush nuk ka të drejtë të na tregojë se si dhe sa duhet ta duam vendin tonë. As ju kryeministër!?

Qytetarët, për dekada të tëra, e kanë dëshmuar çdo ditë se e duan këtë vend më shumë se veten e tyre. Është paradoksale që ne të vazhdojmë t’ua dëshmojmë këtë dashuri politikanëve si ju, sa herë që juve ju teket. Para se të na bëni thirrje ne qytetarëve që ta duam këtë vend, duhet të ktheni gishtin nga institucionet dhe vetja juaj. A e keni pyetur veten nëse veprimet tuaja konkrete si udhëheqës të institucioneve janë duke prodhuar efektet që ky vend ka nevojë? Sepse dashuria për vendin në fund matet me efektin?!

Sulmet e armatosura, si ato në stacionin policor dhe në komunën e Zubin Potokut, apo sonte sulmi ndaj kanalit të “Iber-Lepencit,” janë akte të qarta të dhunës dhe terrorizmit që cenojnë sigurinë dhe rendin në Kosovë. Këto ngjarje nuk mund të reduktohen thjesht në “luftë hibride” të mediave apo analistëve, por duhet të trajtohen siç janë.

Interpretimi i arsyeve dhe pasojave të këtyre akteve është një proces kompleks, dhe në një shoqëri demokratike diskutimet dhe mendimet e ndryshme janë jetike. Qofshin dhe të gabuara. Dhe nuk duhet të presësh, z. Kryeministër, që të gjithë të mendojnë si ju dhe vetëm si ju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
New Co Ferronikeli ka dalur me një reagim pas situatës…