Askush nuk mund ta thyejë moralin e luftëtarëve të UÇK-së
Vazhdon pelegrinazhi i shqiptarëve në Hagë. Atje ku po mbahen nga Dhomat e Specializuara ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Hysni Ngucati e Pjetër Shala, vazhdojnë të vizitohen çdo ditë nga familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët e bashkpartiakët.
Sot, në Hagë kanë qëndruar për vizitë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, zyrtari i lartë i PDK-së, Bekim Jupa e bashkveprimtë tjerë.
Kështu ka bërë të ditur Jupa përmes llogarisë së vet në “Facebook”.
“Qëllimi i skenaristeve dhe ideatorëve të Gjykates Speciale, që në fillim, ishte të thyhet morali i luftëtarëve të UÇK-së.
E si mund të thyhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Hysni Ngucati e Pjetër Shala.”, ka shkruar Jupa.
Njoftimi i plotë i Bekim Jupës:
Në Hagë, atje ku po zhvillohet beteja e fundit për lirinë dhe dinjitetin tonë, atje ku po mbrohet lufta e drejt e UÇK-së dhe shtetësia e Kosovës.
Qëllimi i skenaristeve dhe ideatorëve të Gjykates Speciale, që në fillim, ishte të thyhet morali i luftëtarëve të UÇK-së.
E si mund të thyhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj,Salih Mustafa, Hysni Ngucati e Pjetër Shala.
Për ne që i njohim, ata janë të pathyeshëm.
Ata janë zemra e UÇK-së dhe shqiptarisë.????