“Askush nuk të do sa unë”, Selena Gomez i këndon sërish dashurisë së dikurshme
25 shkurt 2020
| 11:27
Selena Gomez e ka kujtuar ish të dashurin në këngën e re “Feel Me”. Kënga e re e cila është publikuar më 20 shkurt është pjesë e albumit “Rare”.
Në këngën treminutëshe, Selena i përshkruan emocionet e thella dhe i dërgon një mesazh ish të dashurit: “Askush nuk të do sa unë”.
Natyrisht se fansat menjëherë kanë aluduar te lidhja e saj e shumëpërfolur me këngëtarin Justin Bieber, i cili tashmë është i martuar me Hailey Baldwin. Albumi i ri, “Rare”, është albumi i tretë i këngëtares, i cili është publikuar më 10 janar përmes Interscope Records.