Askush s’do e bart numrin 4, lojtarët duan ta respektojnë Sergio Ramosin
18 korrik 2021
| 10:04
Në këtë sezon, asnjë futbollist nuk do ta bartë numrin 4 të cilin e ka bartë me krenari mbi 15 vite Sergio Ramos tek Real Madridi.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton që asnjë lojtarë nuk ka shprehur dëshirën që të marr numrin 4 pas largimit të Sergio Ramos.
Kjo pasi që futbollistët duan ta respektojnë ish-kapitenin e tyre.
E njëjta gjë ndodhi edhe tek Spanja, ku numrin 15 nuk e mori askush për shkak të respektit për Ramosin.