Askush s’do të mbetet pa bukë, thotë Murati

18 mars 2020 | 08:14

Lidhur me shqetësimin e qytetarëve për furnizimin me miell, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati. Ai ka bërë me dije se nuk ka vend për panik pasi që në këtë vit kemi 40 % më shumë miell sesa vitin e kaluar, shkruan Indeksonline.

“Sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti në Kosovë janë importuar 1.7 milion kg miell dhe rreth 13 milionë kg grurë. Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milion kg, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kg. Me fjalë të tjera, aktualisht kemi rreth 40 % më shumë miell sesa të njëjtën kohë të vitit të kaluar. Dhe përderisa nuk kemi pasur shtim të popullatës për 40 %, askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë.

Prandaj, pa panik, dhe me veprime racionale.

Askush s’do të mbetet pa bukë!”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, propozimin për ta shpallur gjendjen…