Askush s’mund ta bllokojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Hazbi Lika, ka thënë se askush s’mund ta bllokojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve në këtë shtet, pjesë e të cilit është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të reflektojë ndaj ligjit që zyrtarizon gjuhën shqipe.
Lika ka thënë se, pavarësisht prej qëndrimit të presidentit, asnjë institucion tjetër në Maqedoni nuk mund ta pengojë fuqizimin e këtij ligji.
Ai ka bërë me dije se edhe nëse presidenti nuk e dekreton sipas procedurës këtë ligj, ai fuqizohet pa dekretim.
Zëvendëskryeministri Lika ka theksuar se Ligji për gjuhët ka qenë një nevojë dhe e drejtë e patjetërsueshme për shqiptarët e Maqedonisë