Asllani, afër transferimit në Lazio

29 prill 2025 | 16:04

Kristjan Asllani pritet të largohet nga skuadra e Interit këtë verë, por jo edhe nga Serie A.

Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se Asllani sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Lazios, ndonëse interesim për të ka shprehur skuadra e Bolognas.

Thuhet se Interi po synon transferimin e mesfushorit të Lazios, Matteo Guendouzi, kartoni i të cilit kushton 35 milionë euro. Mirëpo, Interi ka ofruar kartonin e Asllanit dhe 20 milionë euro për francezin, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për mesfushën.

Në anën tjetër, Asllanin pëlqehet nga trajneri i Lazios, Marco Baronio.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci me një këmbë është në Ligën e Dytë të…