Asllani e Asani në garë për golin më të mirë
Futbollistët e Shqipërisë, Kristjan Asllani dhe Jasir Asani, janë në garë për ta fituar epitetin e golit më të mirë të kualifikimeve të rregullta për “Euro 2024”.
Shqipëria është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Gjermani.
Kontribut në kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e dytë, pas atij të vitit 2016 në Francë, dhanë edhe mesfushori Kristjan Asllani dhe sulmuesi i krahut, Jasir Asani.
UEFA të hënën ka përzgjedhur 10-të golat më të mirë të kualifikimeve, e në mesin e tyre është edhe ai i Asllanit që e shënoi ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.
Shqipëria fitoi 3:1 në udhëtim, kurse Asllani realizoi në minutën e 51-të për 2:1.
Ndërkohë, vend ka zënë edhe supergoli tjetër i shënuar nga Asani ndaj Polonisë.
Asani në minutën e 37-të kishte realizuar nga një distancë e kënd shumë i vështirë ndaj polakëve në “Air Albania” për 1:0.
Shqipëria e kishte fituar atë ndeshje me rezultatin 2:0.
“Kuqezinjtë” e fituan Grupin E kualifikues me 15 pikë, aq sa kishte edhe Republika e Çekisë në vendin e dytë, por me goldallim më të dobët.
Në tetë ndeshje kualifikuese kishte katër fitore, tri barazime e një disfatë. Kishte realizuar 12 gola dhe katër të tjerë i kishte pranuar.
? amazing contenders for Goal of the Qualifiers! ?
Tap below to vote for your favourite ?
* Goals selected by UEFA’s Technical Observer panel#EQGOTQ | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 27, 2023