Asllani e Hadërgjonaj mungojnë ndaj Islandës

17 mars 2025 | 14:16

Sulmuesi Fisnik Asllani dhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj do ti mungojnë Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e këtij muaji kundër Islandës për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Njoftimin për mungesën e këtyre futbollistëve e ka konfirmuar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në konferencën për shtyp.

Asllani e Hadërgjonaj ishin të përfshirë në listën e selektorit Franco Foda por do të mungojnë për shkak të lëndimeve që i kanë pësuar.

Kosova të hënën nis grumbullimin kurse të enjten luan ndeshjen e parë me Islandën në Prishtinë, përpara se të dielën të udhëtoj në Spanjë për duelin e kthimit.

Shkaku i lëndimeve Kosovës i mungojnë edhe Edon Zhegrova e Eliot Bujupi kurse Muharrem Jashari është i suspenduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot (e hënë) konferencë për…