Asllani: Jam krenar që kam veshur fanellën kuqezi

22 gusht 2022 | 15:07

Futbollisti shqiptar i Interit, Kristjan Asllani ka rrëfyer tregime për jetën e tij në kanalin zyrtar të Serie A.

“Kam lindur në Elbasan në Shqipëri dhe kam një lidhje të fortë me tokën time. Jam shumë krenar për origjinën dhe po ashtu që kam veshur fanellën e Kombëtares shqiptare”, shprehet fillimisht mesfushori i Interit.

“Pastaj jam transferuar me familjen në Itali. Empoli është një qytet shumë i rëndësishëm, kam kaluar 13 vite të jetës sime aty ku jam rritur si njeri dhe si lojtar. Qyteti tjetër që më ka shënjuar është ky ku jam tani, Milano, është e tashmja dhe e ardhmja ime. Unë kurrë nuk kam pasur një idhull, por kam admiruar disa lojtarë për karakterin dhe teknikën e tyre, si Shnajderin e Pirlon. Mësimi më i rëndësishëm që mbaj gjithmonë me vete është të qëndroj i përulur dhe t’i mbaj këmbët fort në tokë”, ka deklaruar Asllani.

“Goli më i rëndësishëm për mua ishte ai që shënova në ‘San Siro’ kundër Interit sezonin e kaluar. Ishte goli im i parë dhe i vetëm në Serinë A dhe si i tillë nuk harrohet kurrë. Tani unë jam pjesë e kësaj skuadre dhe është disi e çuditshme, por ai gol, goditja me të djathtën pas kontrollit të topit të gjatë të Fiamocit, është pjesë e rrugës që më solli deri këtu. Ndërkohë, me Interin nuk kam gjetur ende golin e parë zyrtar, por ndaj Monakos shënova me të majtën dhe mbi të gjitha mbaj mend reagimin e publikut zikaltër. Si tifoz interist, t’i dëgjoja emrin tim të brohoritur prej tyre, ishte një emocion i madh”,  ka shtuar Asllani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Vushtrri ka bërë me dije se dje përmes…