Asllani: Ndeshja më e çmendur që kam luajtur ndonjëherë
Kosovare Asllani është shumë e lumtur me fitoren dhe dy golat në Ligën e Kampionëve që ndihmoi Realin të kualifikohet në çerekfinale
Sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani, ka lënë prapa shqetësimet dhe është rikthyer të bëjë atë që di më së miri, të shkëlqejë në fushë.
Ajo u rikthye vikendin e kaluar dhe luajti disa minuta kundër Villarreal, derisa startoi të mërkurën në Ligën e Kampionëve duke shënuar dy gola në fitoren 3-0 të Realit kundër FC Breidablik, për t’i kualifikuar Los Blancos në çerekfinale.
‘Krenare për paraqitjen e ekipit në kushtet më të çmendura dhe më të ftohta që kam luajtur ndonjëherë. 3-0 dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Bravo ekipi’, shkroi shqiptarja në rrjetet sociale.
Asllani është gati për El Clasicon e femrave që luhet të dielën mes Realit e Barçës nga ora 12:00.