Asllani në formacionin e javës në Seria A
05 mars 2024
| 11:34
Kristjan Asllani po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më tepër e kurorëzoi edhe me një gol.
Performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.
Emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.
Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.