Asllani në mesin e 10 futbollisteve më të mira në botë

17 nëntor 2021 | 18:46

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani ka zënë vendin e tetë në mesin e futbollisteve më të mira të botës.

Sipas votave të lexuesve në uebfaqen e Goal.com, Asllani ka qenë e teta më e votuara.

Mesfushorja nga Mitrovica që luan te klubi i Real Madridit dhe është reprezentuese e Suedisë e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike pas disfatës në finale nga Kanadaja në penallti.

E para në listën e Goal ishte Alexia Putellas që mbron ngjyrat e Barcelonës dhe që përfaqëson Spanjën.

Kosovare Asllani është pjesë edhe e Kombëtares së Suedisë te femrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë janë konfirmuar përfaqësueset që janë kualifikuar në Kupën e…