Asllani: Nuk largohem nga Interi
08 dhjetor 2022
| 12:12
Futbollisti Kristjan Asllani në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka hedhur poshtë mundesinë e largimit nga Interi në afatin kalimtar të janarit.
“A e kam kërkuar largimin në janar? Asnjëherë, të gjitha zërat janë të rreme. Jam i lumtur që luaj për Interin dhe dua të qëndroj këtu. E bëra këtë zgjedhje dhe do ta bëja përsëri. Që në fillim e dija se çfarë më priste tek Inter, e di që është e vështirë të pozicionohesh si titullar në një ekip të madh, por unë nuk dorëzohem dhe dua të qëndroj këtu. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Asllani.