Asllani: Shkojmë për fitore në ‘Wembley’

18 mars 2025 | 13:07

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp për të folur për duelet me Anglinë dhe Andorrën. Ai theksoi se skuadra po përgatitet mirë dhe do të japin maksimumin për të marrë rezultat.

Me Interin në Botërorin e Klubeve në Amerikë, sa i sigurt je që do shkosh vitin tjetër në Botërorin e vërtetë me Kombëtaren?
Asllani: Këtu jemi për Kombëtaren, kemi një grup të vështirë, e dimë. Tani po stërvitemi dhe jemi gati për ndeshjen e parë.

Me Interin keni luajtur 2 herë kundër ekipeve angleze. Cili është sekreti për t’i ndalur?
Asllani: Janë skuadër shumë e fortë, janë një ekip fizik. Kanë lojtarë shumë teknik dhe i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turist se gjithmonë kur të hyjmë në fushë të hyjmë për fitore. E dimë që është e vështirë, por do të punojmë edhe këto 2-3 ditë për të bërë mirë.

Çfarë presim nga Asllani?
Asllani: Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Janë fjalë gazetarësh, unë këtu jam për të luajtur për skuadrën dhe ja gjithçka për ekipin. Jemi stërvitur ditën e djeshme, do të stërvitemi edhe ditët e ardhshme. Jemi të foksuar për këtë përballje. Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Anglia është një kundërshtar i fortë dhe ne e dimë se ata do të kenë edhe zotërimin e topit. Por ne do të luftojmë dhe do të shkojmë atje për rezultat pozitiv.

Vetëm humbje ndaj Anglisë?
Asllani: Ndeshja fillon 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.

A keni folur me shokët për këtë përballje?
Asllani: Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi. Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë.

Mesazh për tifozët për mbështetje?
Asllani: I presim tifozët, na duhen. Na duhen. I falënderojmë tifozët që kanë ardhur me ne në Evropian. Shpresoj të na mbështesin edhe në duelin me Andorrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola ka shprehur ngushëllime pas…