Asnjë aktgjykim nuk është pëlqyer nga të gjithë

22 prill 2020 | 20:18

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar interpretuesit e kushtetutës, si dhe të kënaqurit dhe të pakënaqurit rreth vendimeve nga kjo gjykatë.

Madje Sherifi ka thënë se, asnjë aktgjykim nuk është pëlqyer nga të gjithë, por ka pasur të “kënaqurit” dhe të “pakënaqurit”. Dhe si me rrotacion, të “kënaqurit” e djeshëm shndërrohen në të “pakënaqurit” e sotëm, dhe, anasjelltas, të “pakënaqurit” e djeshëm bëhen të “kënaqurit” e sotëm!

Postimi i plotë i Sherifit:

Një Kushtetutë dhe shumë interpretues të saj! Të “varur” e të “pavarur”! Partiak dhe jo partiak. Gjithashtu një Gjykatë Kushtetuese dhe shumë aktgjykime deri më sot. Asnjë aktgjykim nuk është pëlqyer nga të gjithë, por ka pasur të “kënaqurit” dhe të “pakënaqurit”. Dhe si me rrotacion, të “kënaqurit” e djeshëm shndërrohen në të “pakënaqurit” e sotëm, dhe, anasjelltas, të “pakënaqurit” e djeshëm bëhen të “kënaqurit” e sotëm!

Sido që të jetë, e gjithë kjo punë ka vetëm një emërues të përbashkët: qofshin të “kënaqurit” apo të “pakënaqurit”, të gjithë pa përjashtim i kanë pranuar vendimet e saj! As sot nuk ka ndryshuar asgjë dhe nuk mund të ndryshojë asgjë përderisa nuk ndryshon Kushtetuta!

Kushdo që merr drejtësinë në duar të veta duhet të jetë i gatshëm të merr përgjegjësinë për veprimet e veta! Prandaj, le të vazhdojmë traditën që kemi ndërtuar së bashku: ata që kanë dilema se një vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, le t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese! Cilido qoftë vendimi i saj, si edhe më parë, do të ketë të “kënaqur” dhe të  “pakënaqur”…Pa përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të ndërrohen përjetimet!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 60 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në…