![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/Ligue-1.jpeg)
Asnjë ekip nuk bie nga Ligue 1
10 qershor 2020
| 09:59
Këshilli Francez i Shtetit ka refuzuar kërkesën për rishikimin e vendimit për pezullimin përfundimtar të sezonit të futbollit 2019/2020 pas padive të bëra nga Lyon, Amiens dhe Toulouse.
Ligue 1 nuk do të rifillojë. Por ka një kthesë të papritur, pasi gjykatësi ka vendosur që të bllokohen rënia nga kategoria e Amiens dhe Toulouse, duke udhëzuar LFP dhe FFF (Lidhja e Futbollit dhe Federata Franceze) që të marrin në konsideratë një rishikim të formatit për sezonin 2020/2021.
Nuk përjashtohet mundësia që kampionati francez të jetë me 22 skuadra në sezonin e ardhshëm.