Asnjë femër e përfshirë në renditjen e 100 atletëve më të paguar

06 qershor 2018 | 12:15

Asnjë femër e vetme nuk është përfshirë në renditjen e 100 sportistëve më të paguar. Kjo është hera e parë që ndodh që kur “Forbes” ka filluar të bëjë listën tetë vite më parë.

Boksieri në pension Floyd Mayweather është renditur në vend të parë për të katërtën herë në shtatë vite pasi fitoi 275 milionë $ në ndeshjen ndaj McGregor gushtin e kaluar, i cili është renditur në vend të katërt me $99m.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ndodhen në vend të dytë dhe të tretë me $111m dhe $108m. Gjithsesi, ajo që bie në sy më shumë është mungesa e një femre në renditje. Gjithmonë ka pasur të paktën një femër, madje në disa vite edhe tri. Por këtë vit nuk ka asnjë, diçka shqetësuese dhe që duhet të ndryshojë.

Serena Williams ka qenë atletja e vetme që u rendit mes 100 më të pasurve vitin e kaluar, por për shkak se lindi fëmijën e parë ajo nuk ka qenë në gjendje të konkurronte. Lista, e cila përfshin të gjitha rrogat dhe bonuset mes 1 qershorit 2017 dhe 1 qershorit 2018, dominohet nga sportistët amerikanë me 40 basketbollistë, 18 lojtarë të futbollit amerikan dhe 14 lojtarë bejsbolli. (Telesport)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instagram” shumë shpejt do t’u japë mundësinë të postoni video…