Asnjë garë jashtë Evropës, botërori i Moto GP mbyllet me një surprizë
Botërori 2020 i Moto GP do të përfundojë me një garë shtesë, ajo që do të zhvillohet më 22 nëntor, në pistën e Portimao, në Portugali. Lajmin e konfirmoi Dorna, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit.
Kalendari i mëparshëm parashikonte mbylljen e sezonit më 15 nëntor, në Valencia, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë traditë. Gjithsesi, Dorna ka siguruar edhe një garë shtesë në Portugali, duke e çuar në 14 numrin total të garave për këtë sezon. Të gjitha garat e këtij sezoni do të zhvillohen në Evropë, duke anuluar të gjitha garat jashtë kontinentit të vjetër.
Kalendari i garave të mbetura të Moto GP (2020): 16 gusht, Spielberg (Austri), 23 gusht Spielberg (Austri), 13 shtator Misano (Itali), 20 shtator Misano (Itali), 27 shtator Barcelona (Spanjë), 11 tetor Le Mansh (Francë), 18 tetor Aragon (Spanjë), 25 tetor Aragon (Spanjë), 8 nëntor Valencia (Spanjë), 15 nëntor Valencia (Spanjë), 22 nëntor Portimao (Portugali).