Asnjë i infektuar me koronavirus në skuadrën e Milanit
Asnjë i infektuar me koronavirus në skuadrën e Milanit, njofton këtë të shtunë klubi kuqezi, duke përgënjeshtruar deklaratën e Presidentit Paolo Skaroni të bërë një ditë më parë.
Skaroni u shpreh se në radhët e ekipit janë disa të prekur me virusin e ri, të cilët janë drejt shërimit. Mirëpo, Milani ditën e sotme bëri të ditur rezultatet e testeve që tregojnë se nuk ka snjë të prekur.
“AC Milan iu komunikon se nuk ka asnjë rast me koronavirus në radhët e tij, bazuar në rezultatet e testimeve që i janë bërë lojtarëve të ekipit të parë dhe stafit të Milanit. Skuadra do të vazhdojë me programin e stërvitjes individuale në Milanelo. Po ashtu, analizat mjekësore do t’iu bëhen të gjithë lojtarëve që do të jenë në shërbim të trajnerit dhe stafit të tij në ditët e ardhshme”, shkruan Milani në faqen e tij zyrtare.