
Asnjë i vdekur, 12 të shëruar dhe 10 raste të reja me Covid
01 korrik 2021
| 15:09
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka ndërruar asnjë person nga Covidi.
Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 12 persona dhe janë paraqitur 10 raste të reja me koronavirus.
“Nga 1 580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 345. Në total numri i rasteve aktive është 165”, ka njoftuar MSh-ja.