Asnjë i vdekur, 14 raste të reja dhe 61 persona të shëruar nga Covidi
20 tetor 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person nga Covidi.
Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 14 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 61 persona.
“Nga 2 140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 083. Në total numri i rasteve aktive është 515”, ka njoftuar MSh-ja.