Asnjë i vdekur, 152 të shëruar dhe 44 raste të reja me Covid në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person nga Covidi.
Po ashtu, IKShPK-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 152 persona dhe janë paraqitur 44 raste të reja me Covid.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë dhe privatë me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2 840 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 44 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107 313 raste nga 599 859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2 241 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101 877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 195”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar numrin e rasteve të reja me Covid sipas komunave.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Vushtrri 7 raste, Prishtinë 6 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Drenas 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Klinë, Mitrovicë dhe Skenderaj. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.