Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja të infektimit me Covid

01 qershor 2021 | 15:27

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka treguar se në 24 orët e fundit nuk është  raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe kohore, nga 2 733 testime janë regjistruar 19 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa janë shëruar 177 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me tani është 103 143, kurse numri i rasteve aktive në vend është 2 043.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Parkun e…