Asnjë i vdekur dhe 77 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

15 tetor 2020 | 15:05

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 77 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 59 persona.

Ky institut, ka treguar se gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 16 502 raste nga 77 272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.   Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 333”, ka njoftuar IKShPK-ja, duke treguar rastet e reja sipas secilës komunë.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste,  komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, i ka reaguar përfaqësuesit…